Hetimi ndërkombëtar për “Kumanovën” i patjetersueshëm

Duam hetim ndërkombëtar për ngjarjen e 9 majit neë Kumanovë- këtë ua adresojë gjithë liderëve politik shqiptar në Maqedoni! Pse!? -Shumë figura politike dhe diplomatike në Maqedoni dhe jashtë saj, e panë të arsyeshme dhe shprehën si nevojë të inicohet- kërkohet një hetim, i plotë dhe transparent ndërkombtar, i ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Perfaqësuesit diplomatik kerkuan një gjë të tillë sepse ata e kanë të njohur punën dhe kapacitetin e institucioneve në Maqedoni po edhe vet Maqedonisë si shtet.

Edhe disa liderë shqiptar aty këtu përmendën një mundësi të tillë për hetim ndërkombëtar të ngjarjeve 9-10 maj në Kumanovë. Një kërkesë të tillë së fundi e bëri edhe lideri BDI-së Ali Ahmeti, partia e të cilit është pjesë e qeverisjes bashkë me VMRO-në, dhe pak sa e çuditshme më erdhi një gjë e tillë. Por pavarësisht kësaj ne do e inkurajojme per nje kerkese te tille liderin e kesaj partie, dhe do ia atribuojme te gjithe meritën nëse e bën vërtetë!? Por ama jo sikur në vitin 2013 në rastin Monstra, kërkojmë hetim nga FBI vetëm para kamerave, por kurrë se bën realisht një gjë të tillë.

Të nderuar “liderë” të mëdhenj e të vegjël shqiptarë; demokracia dhe institucionet demokratike kanë rregullat e veprimit dhe kanë nje gjë-detal që quhet PROCEDURË- në leksikonin e vendeve të avancuara procedura quhet edhe nëna e demokracisë. Andaj të nderuar liderë, i keni sekretaritë dhe bukuroshat e juaj në dispozicion që të shkruani kërkesën për hetim ndërkombëtar deri te prokuroria e shtetit dhe përfaqësitë diplomatike me relevancë si SHBA dhe EU , ta arkivoni me datë të dorëzimit dhe me numër rendor nga arkivi si dëshmi për dorëzimin e një kërkesë të tillë. Kush duhet ta bëjë nëse ju nuk e bëni, jeni përfaqësuses politik shqiptar dhe ia keni borxh gjithë kombit shqiptar .

Pse në aksionin policor në Kumanovë u shkatërrua një lagje e tërë- “lagja e trimave” i ngjante Vukovarit, u traumatizauan psiqikisht fëmijë, pleq, gra dhe njerëz të pafajshëm. U vranë 10 shqiptarë nga grupi i armatosur dhe 8 policë. U komentua dhe shumë verzione u dhanë nga të gjithë por asnjëherë asgjë nuk u zbardhë, çka ndodhi?! Është interesante se vetëm tri ditë pas ngjarjes, pas takimit të krerëve të shtetit me ambasadorët e ShBA-së, BE-së dhe Francës erdhën edhe dorëheqjet e para; ministresha e punëve të brendshme dhe shefi i DSK-së. Por, nuk u fol se pse këta dhanë dorheqje, ku është përgjegjësia e tyre në ngjarjet e Kumanovës?!

Si mendoni Ju liderë shqiptar, që kjo ngjarje të kalon ashtu pa u hetuar dhe pa u kuptuar e vërteta rreth saj?! Kush i ftoi ata ish ushtarë të 2001-shit, dhe pse?! U dhanë shumë kualifikime për ta, por ata u vranë në Kumanovë. Shumë rëndë u përjetua nga ne Kumanovarët kjo ngjarje. Që ironia të jetë më e madhe u përkujdes edhe ministri ri i punëve të brendshme Cavkov, i cili pikërisht nga lagja e trimave tha: “Hetimi për rastin e Kumanovës është i mbyllur dhe s’ka nevojë për hetim të ri. Ja çfarë ministrash kemi! Hetuesia është kompetencë e prokurorisë dhe jo e ministrit, pra ndërhyrja e ministrit në punën e prokurorisë është edhe një arsye më shume pse duhet hetim ndërkombtar.

Ne kerkojmë të dimë të vërtetën e plotë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit, andaj kërkojmë hetim ndërkombtar dhe pse duhet bërë; Cilat shtete dhe sherbimet e cilit shtet ishin të involvuarë në pregatitjen e kësaj ngjarje, kush ia deshi të mirën këtij shteti dhe kush po dëshiron të fshihet nga kjo ngjarje. Pse shqiptarët e Kumanovës dhe Karadakut gjithmonë duhet të jenë poligon eksperimental i dikujt.

Të gjithë liderët shqiptar kush më pak e kush më shumë, pikërisht këtu u ngritën, mësuan bujarinë dhe u shtrua sofra për ta nga nëna shqiptare. Aty e thithën nektarin kombëtar këta lider, se ne kultivojmë gjysh pas gjyshi e deri në kohërat më të reja. Kurse, përfaqësuesit nga ana jonë ata na i zgjedhin sipas një kriteri pak sa të çuditshëm; servilitet, vardisje dhe disa veti tjera për të mos jem i vrazhdët në fjalor. Këtë na e dëshmuan edhe deputetët e saj gjatë ngjarjeve në Kumanovë dhe pozita e tyre karshi liderëve. Ata më e humbën legjitimitetin moral nga populli shiptar, minimum që u deshtën të bënin ishte të japin dorëheqje nga ai parlament, krkonin falje për dështimin e tyre .

Këto ditë rreth lagjes së trimave sillen disa hiena dhe qakenj lokal që gjoja po bëjnë vlerësimin e dëmeve si komisioner, halabakë dhe profiterë rasti. Secili po vie në lagje me forma dhe metoda të sofistikuara për tu parë, bashkë me lokalservilat kuptohet.

Të nderuar liderë, kërkojmë nga Ju të procedoni deri në prokurori të shtetit, në ambasadën e SHBA-së dhe BE-së, zbardhjen e rastit të Kumanovës, dhe të kërkohet hetim i pavarur ndërkombëtar.

Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit andaj po ua përkujtojë ngjarjen e luftës në Uhud teë muslimaneve, të cilët e humbën luftën sepse u sfiduan nga Zoti një për bindjet e tyre të vërteta dhe u joshën nga plaqka e luftës. Ajo ngjarje ishte mësim për ata që ishin të zotët e mendjes. Kujdes nga plaqka e luftës dhe gjaku i derdhur këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button