Sulmi në Francë, dyshohet se sulmuesi ka patur një lidhje me persona në Kanada

Zbulohet se Yassine Salhi personi i dyshuar për sulmin terrorist në Lyon të Francës ka lidhje me një person në Kanada, raporton Anadolu Agency (AA).

Theksohet se Yassine Salhi pretendohet se pasi ka kryer sulmin ndaj një kompleksi të prodhimit të gazit natyror ai ka realizuar fotografi me kokën e prerë dhe se disa nga këto i ka drëguar drejt një numri celular në Kanada. Theksohet gjithashtu se është duke u hetuar numri i celularit ku Salhi i ka drëguar fotografitë nëpërmjet apklikacionit Whatsapp.

Ministri kanadez i Sigurisë Publike Steven Blaney, ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje. Ndërsa Jean-Christophe de Le Rue zëdhënësi i Blaney tha se “Nuk mund të bëj deklarata dhe komente në çështjet kombëtare të sigurisë, por vazhdojmë bashkëpunimin dhe hetimin me autoritetet franceze”,

Zëdhënësi Le Rue edhe ndaj pyetjeve në lidhje me detajet e hetimit nuk ka dhënë përgjigje.

Në një sulm në Lyon, zyrtari i një kompanie të shpërndarjes së gazit Herve Cornara humbi jetën duke iu prerë koka, ku pas ngjarjes u arrestua Yassinie Salhi dhe bashkëshortja e tij me pretendimin se ka tentuar të hedhë në erë komplkesin e gazit.

Lajme të ngjashme

Back to top button