Nesër prezantimi publik i aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur

Nesër në ora 12:00 në Institutin e Mjedisit Jetësor dhe Shëndetësisë pranë Universitetit të Evropës Juglindore, Tetovë do të mbahet prezantimi publik i aktiviteteve për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur.

Si që njoftojnë nga ministria e mjedisit jetërsor dhe planifikimit hapsinor, në prezantimin publik pritet prania e komuinitetit shkencor, kryetarëve të komunave të cilët gravitojnë në këtë zonë, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare  dhe mediave.

“Kjo ngjarje ka për qëllim që të sigurojë transparencën e aktiviteteve si dhe mundësinë që opinioni publik jo vetëm që të informohet mirë por edhe të kyçet në vetë procesin ende në fazën e tij të  hershme.”thonë nga MMJPH.

Lajme të ngjashme

Back to top button