Palët rivale në Libi, takohen për bisedime nën kujdesin e OKB-së

Palët konfliktuese në Libi takohen në kuadër të bisedimeve mes tyre në qytetin Sahirat të Marokut.Takimi i mbajtur nën vëzhgimin e përfaqësuesit Special dhe Shefit të Misionit për Mbështetje të Kombeve të Bashkuara në Libi, Bernardino Leon, është i një rëndësie të veçantë për arsyen se për herë të parë ulen në një tryezë përfaqësuesit e Kongresit Kombëtar të Përgjithshëm në Tripoli dhe të Dhomës së Përfaqësuesve në Tobruk.

Sipas të dhënave që burimet diplomatike kanë bërë të ditur për gazetarin e AA-së theksohet se bisedimet e takimit kanë kaluar në një atmosferë pozitive dhe se ka shenja se palët mund të bien dakord mbi propozimet e paraqitura nga OKB-ja me qëllim përfundimin e krizës.

Zyrtarët e Ministrisë Jashtme marokene, kishin theksuar se për palët në Libia pjesëmarrëse në takime kishin organizuar një iftar si parapërgatitje për uljen e drejtpërdrejtë në tryezën e bisedimeve. Zyrtarët, takimin në një tryezë të vetme për të krijuar një konsensus në lidhje me propozimin e OKB-së dhe për krijimin e një qeverie konsensusi e kishin vlerësuar si “një hap të hedhur në drejtimin e duhur”.

Në takimet mëparshme të palëve  libiane përfaqësuesi special i OKB-së, Leon i kryente bisedimet me palët të ndara nga njëra- tjetra për arsyen se palët nuk uleshin në të njëjtën tavolinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button