LSDM: Zgjedhje të lira dhe demokratike vetëm me Qeveri pa Gruevskin në krye

Partia opozitare maqedonase LDSM nëpërmjet një komunikate me shkrim ka kritikuar sërish politikën e gabuar dhe kriminale të kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Gruevski është burimi i problemeve të shumta në Maqedoni dhe opsioni i vetëm për zgjidhjen e tyre është largimi i tij. Ai është fajtor për largimin e të rinjve nga vendi, rënien ekonomike dhe futjen e shtetit në një krizë të thellë ekonomike. Ai me manipulime të shumta, me gënjeshtra dhe mashtrime arriti që të jetë në krye të qeverisë, dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij shkatërruan vendin. Për këtë Gruevski me çdo kusht kërkon që të ik nga zgjedhjet e drejta, të lira dhe demokratike, sepse në atë rast ai do pësonte rënie të madhe, e cila do ta largonte tërësisht nga skena politike. Zgjedhje të lira dhe demokratike mund të ketë vetëm Qeveria pa Gruevskin në krye”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button