-Ramazani, muaji i korrjes
Shkruan: Doc.dr. Husein Rizai
Muaji Rexhep dhe muaji Shaban janë muaj të mbjelljes dhe ujitjes, ndërsa muaji Ramazan është muaj i korrjes.
A ju ka ndodhur që pas njërit nga Ramazanët e kaluar të keni ndjenjën që nuk jeni përpjekur sa duhet që ta shfrytëzoni dhe se nuk e keni shfrytëzuar mjaft, apo së paku minimalisht.
A ju ka ndodhur që të mos jeni të kënaqur me gjendjen tuaj të imanit me të cilën dalët nga ramazani i kaluar?
Nëse duam këtë Ramazan të jemi më të kënaqur dhe të koncentruar duhet ta njohim sa ma mirë Ramazanin.
Njohja e muajit të Ramazanit dhe pozitës së tij na ndihmon dhe na bën të mundur që të përfitojmë më tepër mëshirë dhe mirësi në këtë muaj. Gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit çdo njëri mundohet që të gjej ndonjë rrugë dhe mënyrë për t’iu afruar Zotit.
Andaj mos lejo që ky Ramazan të vjen e të shkojë si Ramazanat e tjerë, por vetëdijesohu se po vjen si një rast shumë i mirë për ty, për faljen e mëkateve. Ai që do të hyjë në Ramazan, që t’i falen gjynahet, duhet prej tash të jetë i përgatitur.
Ibnul Kajimi ka thënë: “Ke kujdes prej dy gjërave:
1. Ke kujdes kur të vjen obligimi i kohës së caktuar që të mos gjejë ty të papërgatitur (Ruaju se po vjen Ramazani e po të gjen ty të papërgatitur, ruaju që kur vjen namazi të mos i kesh mendtë tjetër kund)
2. Që ta refuzosh urdhrin herën e parë. (Të vjen hadithi apo ajeti e ti e refuzon. Pranoje menjëherë ngase nuk e din se a do të vdesësh e nuk të vjen mundësia më ta pranosh)
Ai i cili hyn në ibadet i papërgatitur e godasin dy dënime:
1. plogështia për kryerjen e atij ibadeti dhe
2. përtacia për ta kryer atë ibadet.
Si do ti afrohesh Ramazanit ashtu edhe do të kalojë..
Domethënë si e mendon Ramazanin ashtu do ta kesh. Ramazani është një muaj se si do ta pritni ashtu edhe do të hynë në të, Ata që hynë me mendjen se do te ushqehen mirë ata do të ushqehen, sepse Ramazani për to shndërrohet në bukë të bukur, paçë, qifte etj. Nëse i afrohesh Ramazanit kështu në fund të ramazanit dalësh me shumë peshë kilazhe, atëherë bëhet koha e dietës e jo e ibadetit
Çka është Ramazani?
Muaj më i dashur i Allahut dhe nga shkaku se është më i dashur Allahu në krahasim me muajt tjerë në këtë muaj lëshon më shumë Mëshirë, Bereqet, Magfiret, këto tre moment janë të lidhura me njërën tjetër.
Më i dashur është dhe për këtë na bën mysafir dhe na jep të mira të pakufishme
Çka është Agjërimi?
Agjërimi është pjekje djegie e zemrës në zjarr të etësisë dhe të urisë së Ramazanit dhe pastrim nga mbeturinat.
Muslimani i cili trupin e tij e ka ushqyer njëmbëdhjetë muaj, një muaj e merr nën kontroll. Druri, i cili gjatë verës ka dhënë frute në të mirë, kontrollohet dhe krasitet.
Ashtu edhe muslimani i disiplinuar bën me dëshirat dhe aspiratat e tij. Ai i cili vetvetes së tij prej mëngjesi e deri në perëndim të diellit ia ndalon hajet, pijen dhe kontaktin, i frenon dëshirat trupave të tij. Kurse ai që largohet gënjeshtrës, shpifjes dhe përgojimit, i frenon dëshirat e tij shpirtërore.
Ardhja e ramazanit është sikur ardhja e pranverës. Në fillim frynë një erë. Një erë e cila rrethon dhe u jep lëvizje.
Zoti di edhe për ngjyrën, aromën, freskinë dhe artin madhështorë që trupi i lules e fsheh në rrënjët e saj. Por, përsëri dëshiron që të gjitha këto bukuri të çelin dhe të dalin në shesh.
Kur lulja çel, ne fitojmë prej aromës së saj. Lulja nuk mund ta pretendojë të bukurën. Por ajo aromën e paraqet si një pamje të rezervuar. Lulja tregon modesti, kurse Zoti bukurinë e lules botës ia tregon me anë të bilbilit.
Edhe besimtari nëse besimin e tij që e ka fshehur në zemër e paraqet pa zë me anë të agjërimit, do të merret përpara melekëve nga ana e Zotit dhe nuk do të detyrohet që të shëtis nëpër shtete të ndryshme dhe ta shtrijë dorën për të lypur.
Dhuratat mes shokëve janë dëshmitarë të dashurisë në zemër edhe agjërimi është lulja e besimit. Pejgamberi a.s. thotë: “Era e gojës së agjëruesit tek Allahu xh.sh. është më e mirë dhe më e këndshme se era e miskut (karafilit, manushaqes, trëndafilit, jorgovanit).
Kur nga lart të shihet fshati ose qyteti i muslimanëve, të cilët në syfyr zgjohen me top ose me daulle me dritat e tyre që reflektojnë nëpër dritare, duket si një livadh kamomilësh, (papadije).
Drita që shndrit nga dritarja, është reflektim i dritës së zemrës. Njeriu që jeton në shtëpinë që nuk ka dritë është sikur sytë e verbër. Ai edhe pse ekziston në shtëpi vetëm, aty ka jetë varri, pra drita që ndizet është manifestim i asaj në zemër.
Daullet e syfyrit janë sikur daullet që shpallin udhëtim. Ajo është thyerje e sundimit të njeriut mbi disa dëshira legjitime të njeriut si të ngrënët, të pirët dhe disa dëshirave epshore dhe gjithashtu është përulje shpirtërore dhe fizike e autoritetit të Allahut xh. sh.
Pas ngrënies së syfyrit të bësh nijet dhe të përtypësh gurin e sabrit është identifikim me sabrin. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjërimi është gjysma e sabrit”.
Kurse trupi me daullet që bien në mbrëmje sihariqojnë fitim kundër ushqimit dhe pijes për të cilat janë çpikur anë vrasëse, janë shitur ndere dhe janë flijuar personalitete.
Kështu armiqve ua shpallim se në mesin tonë nuk mund të gjeni tradhtarë dhe spiunë ne jemi ata që kemi kaluar nëpër edukim për të mos e ngrënë ushqimin që e kishim hallall.
Ne jemi muslimanë të cilët nuk tolerojmë që dikush të zgjatë dorë me pasurinë e tyre dhe në mesin e tyre nuk mund të gjesh njërin që mund të mashtrohet me ryshfet, me premtim posti ose me ndonjë para. “Agjërimi është mburojë” thotë Pejgamberi a.s. agjërimi është mburoja më e mirë ndaj mëkateve, shejtanit dhe njerëzve të shenjtanizuar.
Sikur baticat dhe zbaticat në det, që realizohen me ndihmën e hënës, edhe në gjakun tonë ka batica dhe zbatica. Në ditën e parë të ramazanit që është muaj i tetë hënor, në të cilën shihet hëna e plotë pas 29 apo 30 ditëve, përfundon ramazani, i cili ka kuptimin e baticës dhe zbaticës në gjakun tonë. Pejgamberi a.s. thotë :”Agjëroni nëse doni që të jeni të shëndosh.”
Çka duhet të bëjmë në këtë muaj?
- Në këtë muaj lexoni sa ma shumë Kuran, (TEFEKKUR)
- Kur të jeni të unët dhe të etur kujtojeni untësinë dhe urinë e ditës së Kiametit.
- Ndihmoni të varfrit, sadaka
- Ndihmoni pleqtë, bëhuni të mëshirshëm ndaj pleqve dhe të mirë e të sjellshëm me të rriturit.
- Bëni vizitë akrabat ripërtërini lidhjet farefisnore.
- Ruajeni gjuhën prej fjalëve të këqija, mbyllni sytë prej gjërave haram, ruajeni veshët prej dëgjimeve haram bëhuni të butë ndaj jetimëve dhe shumë pendohuni, me këto merret nën kontroll zemra
- Kërkoni mëshirën e Zotit posaçërisht kur do të jeni në namaz sepse Zoti është shumë i mëshirshëm në namaz. Të falim namaz.
- Tu japim njerëzve iftar, nëse jo ma shumë Hurma..
Tekstet e botuara në Portalb janë në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës.