Site icon PORTALB

Gruevski: Zaev kërkon gjëra të palogjikshme që t’u ikur zgjedhjeve

Gruevski - Zaev

Gruevski - Zaev

Lideri i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev, do të bëjë gjithçka të mundshme që të dështojë marrëveshja e 2 qershorit dhe të mos mbahen zgjidhje të parakohshme, tha lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri, Nikolla Gruevski sot në Shkup në konferencën e 24 vjetore të Unionit të të rinjve.

“Duke e ditur se do i humbasin zgjedhjet, Zaev kërkon dhe do vazhdon të kërkojë gjëra të palogjikshme për të cilat vendosën populli, e jo ai. Ai këtë e di, por ai në fakt kërkon t’u ikë zgjedhjeve”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski.

Gruevski po ashtu i bëri thirrje liderit të opozitës dhe kryetarit të komunës së Strumicës, Zoran Zaevit, të shpall zgjedhje të parakohshme për pozitën e kryetarit të komunës për shkak të videos kontroverse ku, sipas Gruevskit, ai kërkon mito.

 

Exit mobile version