Papastërti, plasaritje muresh dhe tavane thuajse të shembura që pikojnë nga të gjitha anët, priza nga të cilat rrjedhë ujë dhe kova nëpër dysheme. Këto pamje që ka regjistruar kamera e televizionit Alsat nuk vijnë nga ndonjë shtëpi private, por nga njësia rajonale e Ministrisë së punës dhe politikës sociale në Gostivar e cila duhet të kujdeset për nevojat e banorëve në nevojë. Në këto hapësira vepron edhe inspektorati i tregut dhe punës, drejtori këto që për çdo ditë vendosin gjoba për mos përmbushje të kritereve ndërkohë që vetë punojnë në kushte mesjetare, transmeton Alsat-M.
“Siç e shihni edhe ju, kushtet nuk janë aspak normale. Kështu përballemi çdo ditë është vërtetë shumë rëndë shihet se rrezikohet edhe shëndeti jonë. Kur vinë palët me kërkesat për plotësimin e kushteve minimale teknike, më vjen vështirë ta pranoj një kërkesë të tillë, kur vet objekti jonë që i lëshon ata kërkesa nuk i kushtet”, tha administratori Halim Musliu.
Të punësuarit kanë frikë jo vetëm nga paraqitja e ndonjë epidemie por edhe për jetën e tyre pasi çdo ditë përballen me vdekjen nga shembja e objektit apo paraqitja e ndonjë zjarri nga rrjeti elektrik që i tërë ndodhet në ujë.