Site icon PORTALB

Plaçkitet pompa e benzinës në Kumanovë nga persona të maskuar

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Mbrëmë rreth orës 3 e 25 min në rrugën e vjetër Shkup- Kumanovë, në pompën e benzinës ‘Tvins Petrol’ që gjendet në hyrje të Kumanovë, dy persona tash për tash të panjohur, të maskuar me çorape në kokë, prej të cilëve njëri edhe i armatosur me pistoletë, duke u kërcënuar, prej tri të punësuarve kanë vjedhur rreth 150.000-200.000 den.

Rasti është paraqitur në polici e cila po ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve.
Exit mobile version