Site icon PORTALB

Humb jetën një burrë nga Gostivari në aksident të rëndë në Itali

Aksidenti rrugor

Aksidenti rrugor

Dje rreth orës 16:00 në autostradën Brener në Itali në aksident rrugor e ka humbur jetën 29 vjeçari B.A. i Gostivarit. Ngjarja ka ndodhur në dalje për Neumarkt -Bolzano.

Sipas mediave lokale i ndjeri ka humbur kontrollin e veturës së tij Seat Ibiza dhe ka hyrë në korsinë e kundërt ku u godit me një kamion.

Ndeshja ishte fatale për 29 vjeçarin e Gostivarit i cili humbi jetën në vend të ngjarjes, ndërsa shoferi i kamionit shpëtoi me lëndime të lehta.

Exit mobile version