Karakteristika kryesore e personave impulsiv

Personat që janë shumë impulsiv, të hedhur, apo të paduruar mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulcera e stomakut.

Sipas përfundimit të disa studimeve të ndërmarra ndaj 4000 personave, është zbuluar se ata që kanë tiparet e sipërpërmendura janë më të prirur ndaj sëmundjeve të stomakut në krahasim me të tjerët, në masën 2.4 herë.

Arsyeja është se personat impulsiv i përgjigjen stresit me prodhimin e një sasie më të madhe të acidit se sa personat e tjerë. Pikërisht kjo sasi sjell edhe sëmundjen e ulcerës. Këta persona kanë edhe probleme me të ushqyerit. Probleme që shkojnë nga bulimia deri tek anoreksia.

Lajme të ngjashme

Back to top button