Site icon PORTALB

VV e quan diktaturë riprocedimin e ndryshimeve kushtetuese

Levizja Vetvendosje

Lëvizja Vetvendosje

Paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për riprocedim të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje i ka cilësuar si fundi i demokracisë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca deklaroi se “riprocedimi i ndryshimeve kushtetuese i bie se ose do të votohet ose nuk ka zgjidhje tjetër dhe kjo është diktaturë”.

Konjufca në një konferencë për media tha se do të pranojnë bisedime për riprocedim vetëm nëse ndryshohet kushtet e themelimit të kësaj gjykate, që njëra nga to është të mos preket sovraniteti i Kosovës.

“Vendimi i djeshëm është i drejtë dhe lajm i mirë për Kosovën, kjo pasi që në ligjin e Gjykatës Speciale, thuhet se Republika e Kosovës nuk e gëzon të drejtën të ketë qasje në dokumentet e arkivit të kësaj gjykate”.

“Asnjë qytetarë dhe institucion i Kosovës nuk do të ketë qasje në to por do të kumtohen vetëm rezultatet e jo procedurat”, ka thënë ai.

Exit mobile version