Shtëpia e të arrestuarit Besnik Ajdini në Kumanovë nuk vlerësohet nga Komisioni

Derisa lagja e Trimave po vazhdon t’i kthehet normalitetit, familja e të arrestuarit Besnik Ajdini nuk po gjen shpresë për rimëkëmbje. Dhimbjet e tyre, përveç kryefamiljarit të arrestuar dhe shtëpisë së demoluar, janë shtuar edhe më tepër kur janë injoruar nga Komisioni për verifikimin e dëmeve, pasi shtëpia e tyre nuk është vlerësuar. Bashkëshortja e Besnikut, Luljeta dyshon se Komisioni me qëllim nuk ka bërë vlerësimin e dëmit në shtëpinë e tyre, transmeton ALsat M.

‘Nuk e kanë vlerësuar shtëpinë. Kanë ardhur njerëz dhe na kanë vizituar, mirëpo me pyet se a kanë vlerësuar diçka, nuk kanë pyetur. Kjo nuk ka mbetur për të jetuar, por nga zori do të qëndrojmë. Shkaku se burri në burg, për atë nuk e kanë vlerësuar. Ata vetë na e bënë dëmin, vetë e morën Besnikun, gjithçka tjetër bëjnë si donë vetë’, tha Luljeta Ajdini, Bashkëshortja e Besnik Ajdinit.

Besnik Ajdini u arrestua më 9 maj gjatë aksionit policor në Kumanovë. Familjarët thonë se autoritetet e kanë njoftuar Besnikun se akuzohet se në shtëpinë e tij është gjetur arkë me armatim dhe municion.

Lajme të ngjashme

Back to top button