Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar paraditen e së shtunës masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Xhulio Malo.
Malo u arrestua në Lazarat më 24 qershor, teksa po transportonte me automjetin e tij një arsenal armësh, përpara përplasjes më armë ku u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, dhe u plagosën dy të tjerë.
Gjithashtu, Malo dyshohet se është anëtar i të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” në Lazarat.
Policia po vazhdon aksionin në fshatin jugor të vendit për kapjen e të kërkuarve. Mëngjesin e kësaj të shtune, policia arrestoi tre anëtarë të tjerë të grupit në fjalë./ Top Channel