Site icon PORTALB

Një këmbësor e ka humbur jetën në një aksident në Kumanovë

MPB

MPB, foto arkiv

Një person e ka humbur jetën pasi që është goditur nga një automjet në qendër të Kumanovës.

Fatkeqësia ka ndodhur para orës 22 në rrugën “Goce Dellçev” kur një burrë e ka kaluar rrugën dhe ai është goditur nga një automjet, i cili ka qarkulluar nga rruga drejt bulevardit “Brigada e tretë sulmuese e Maqedonisë”.
Ekipi i Ndihmës së shpejtë i cili menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.
Është bërë ekspertizë në vendin e fatkeqësisë nga ana e një ekipi të SPB Kumanovë dhe prokurorit publik.
Exit mobile version