Penaltitë i japin gjysmëfinalen Argjentinës
Argjentina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, pasi me penallti me rezultat 5:4, ka mundur Kolumbinë.
Koha e rregullt e ndeshjes, përfundoi barazim 0:0.
Gjatë 90 minutave të ndeshjes, Argjentina ishte skuadër dukshëm më e mirë, duke krijuar shumë raste shënimi, por heroi i kolumbianëve, ishte David Ospina, që bëri pritje vendimtare, duke shpëtuar gola të sigurt.
Në ekzekutimin e penalltive, argjentinasit u treguan më të saktë, për të vazhduar tutje, teksa kundërshtari i tyre në gjysmëfinale, do të jetë fituesi i takimit Brazil – Paraguai.