As Rustemi s’di ç’të bëjë me Komitetin për marrëdhënie ndëretnike

Ejup Rustemi, që për herë të dytë është kryetar i Komitetit për marrëdhënie ndëretnike, organ ky që vazhdimisht shënjestrohet për neglizhencën në punën dhe përligjen e ekzistencës që nga themelimi, thotë se me mungesën e vullnetit politik mund të përkufizohet gjendja në të cilën gjendet ky Komitet, shkruan KOHA.

Po ashtu, edhe me mungesën e anëtarëve të saj, kryesisht të pjesës opozitare, pa të cilët nuk plotësohet kuorumi i domosdoshëm për të funksionuar. Vullneti politik, sipas tij, ka ekzistuar në fillimet e punës së Komitetit, për t’u zvenitur me kalimin e viteve.

“Më parë kemi pasur seanca dhe Komiteti ka funksionuar, pasi ka pasur vullnet politik. Ndërsa tani mungon vullneti politik nga ana e VMRO-së, por në punën tonë jemi të bllokuar edhe për shkak se nuk arrijmë të kemi kuorumin, nga mungesa e anëtarëve të cilët nuk mund të zëvendësohen. Opozita nuk ishte në Parlament dhe kështu si pasojë e bojkoteve, nuk kemi pasur kushte që të vazhdojmë me punë”, thotë Rustemi.

Ai shton se gjatë këtij viti parashikohen që të trajtohen tema që lidhen me sferat e kulturës dhe arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button