Site icon PORTALB

Një kujtim në heshtje në vend të homazhit!

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Sot… mbushen dy vjet nga vdekja e Abdurrahman Alitit, kryetarit të PPD dhe politikanit, i cili qetësinë e fjalës dhe të  veprimit i la si peng kujtimi ndër bashkudhëtaret e tij në politikën shqiptare në Maqedoni.Ne vijmë t’i bëjmë homazh në këtë përvjetor figurës së tij që në ecjen tone politike në Maqedoni qetësinë e fjalës dhe të veprimit e kishte parim dhe që e përdorte edhe si fuqi morale e politike për ta shtyrë drejt realizimit idenë dhe vizionin për dinjitet të barabartë politik të shqiptarëve në Maqedoni.

Këto virtyte njerëzore dhe principe veprimi , homazheve ndaj tij, në çdo përvjetor, u japin forcën e një kujtimi të njerëzishëm ndaj figurës së tij sa kohë që drejtoi ecjen politike kolektive të shqiptarëve në Maqedoni në vitet më të vrullshme dhe më të trazuara ,por edhe më pengimtarë ndaj lëvizjeve politike që bartnin aspiratat për një fat politik kolektiv të denjë.

Ish-kryetari i PPD-së, Abdurrahman Aliti

Ne që ishim në radhët e kësaj lëvizjeje, e përfaqësuar nga  PPD-ja që e drejtonte Abdurrahman Aliti, e kuptojmë tash më thellë prej të gjithëve se forca e qetë në veprimin politik, në të cilën besonte ai, ishte edhe përballje me dinjitet dhe me zgjuarsi e me realitetet politike që aspironim për t’i ndryshuar. Dhe këto përballje ia la kohës t’i vlerësojë ashtu qetësisht, ashtu zgjuarsisht sikundër ishte edhe principi i tij.

Miku im i dashur, Ju më thonit se “politikën nuk duhet kuptuar si vegël  për të treguar forcën e pushtetit sepse kanë thënë se ajo është art i së mundshmes. Politika si veprimtari nuk duhet të keqpërdoret për të negociuar për gjërat që janë të panegociueshme. Gjërat që na ka falur Zoti , dhe të drejtat  universale të njeriut të praktikuara në botën demokratike janë të panegociueshme, gjithçka tjetër në politikë është çështje debati dhe një arritje me konsensuse, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë, por detyrimisht çdo marrëveshje të ketë ARSYESHMËRINË politike, ekonomike, sociale dhe humane për kohën që jetojmë. ”

Por  ky establishment maqedonas ,nuk donte të pajtohej më këtë. Dhe besoni këta e kanë vështirë si politikan të të kuptojnë për të drejtat  kolektive e kombëtare, sepse vetë kanë problemin e IDENTITETIT të tyre. Pra fenomenet e sajuara në politik, herë do kurdo ,po bëhet e ditur inekzistenca e tyre ,dhe pastaj fenomeni sajuar me paraqitjen e rrethanave tjera zhbëhet.

Dhe pastaj më the ; “Ky vend e lëshoi shansin historik, për të qenë një “Zvicër ballkanike” , shtet me prosperitet ekonomik, për të gjithë I barabartë si shtetformues, me këtë do të shuheshin edhe apetitet e vendeve  sllave fqinje. “

Mundësia e dytë për mbijetesën e këtij vendi është, inkorporimi i shtetformësisë për shqiptarët , zhvillimi ekonomik, sendërtimi I institucioneve dhe demokracisë . Në të kundërtën ky shtet do të zhbëhet dhe pa mëdyshje alternativa është jo Shqipëria e madhe por Shqipëria NATYRALE.

Pra, pa barazinë e shqiptarëve, Maqedonia nuk mund të egzistojë.

Dhe kjo ,hë për hë do të koinçidojë edhe me interesat gjeostrategjike të fuqive të mëdha, me të cilën do ta përmirësojnë padrejtësinë shekullore ndaj popullit shqiptarë.

Dhe në fund, miku imi dashur, Ju thatë shumë gjëra që sot janë  realitet, andaj Ju po ashtu  thonit se “vetëm Zoti  është i pagabueshëm dhe vetëm Ai e ka dhuntinë për drejtësi absolute, të gjithë ne mund te ketë ndodhur edhe te kemi gabuar, zatën, edhe të gabosh është njerëzore, por pa qëllim të keq, andaj njerëzore është edhe të pranosh gabimin dhe të pendohesh për te.”

Miku im , këta të sodit, kush, jo që s’pranon gabimin, por po na vrasin inteligjencën kolektive , se gjoja të gjithë ne jemi të gjorë, edhe atëherë kur janë të kapur me presh në dorë, sillen sikur s’kanë bërë gjë, akoma vazhdojnë të shiten atdhetarë e çlirimtarë.

Ende dua të flas me ty, por miku im, mjaft më kësaj radhe, sepse njeriu nuk vdes atë ditë kur a varrosin por atëherë kur nuk e kujton askush, por për ju ka shumë fjalë, Ju do të jeni I kujtuar gjithmonë.

Ndërkaq, un po pyes ,a thua vallë Ti ishe me fat që u ngrite lartë në qiell…, për të mos parë devijimet dhe deformimet të kësaj kohe ,kur maskarenjtë masin me kandarin e tyre të mbrapsht ,ku vlerat i llogarisin antivlerë dhe anasjelltas, kur dijen e barazojnë me injorancë dhe të kundërtën dhe kur besën e konvertojnë në tradhti dhe tradhtinë në besë, jemi katandisur miku im i dashur !

Ky homazh i imi, figurën e tij, fjalën dhe veprën ,e përkujton përvajshëm dhe me vetminë e qetësisë që e ndjejmë nga shkuarja e tij dhe që na la peng kujtimin për çdo përvjetor.

Prehu i qetë në botën e amshuar, miku im i dashur, parajsa është hapësira jote .

Faleminderit që të pata mik .!

Exit mobile version