Dhurata e papritur, Kina shpëton Greqinë!

Papritmas ka bërë një hap përpara qeveria kineze e cila është shprehur e gatshme të kontribuojë për ta nxjerrë nga kriza Greqinë në mënyrë që ta mbajë euron.

Kështu është shprehur zv.ministri i Jashtëm kinez Wang Chao, pa përackuar se çfarë lloj ndihme është i gatshëm t’i japë Pekini Athinës, dhe as se çfarë do të donte në këmbim.

“Greqia ndodhet në një fazë kyçe – tha Wang – dhe Kina do që ajo të qëndrojë në Bashkimin Europian. Do të japim kontributin tonë që kjo të ndodhë”.

Kryeministri kinez Li Keqiang do të mbërrijë të hënën në Bruksel ku do të takohet me liderët e institucioneve europiane në kuadër të një takimi të ri BE-Kinë./Mapo.al

Lajme të ngjashme

Back to top button