Site icon PORTALB

Erdogan: Kosova e vogël për të folur kundër Islamit

Rexhep Taip Erdogan

Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan gjatë një deklarate tha se, Kosova është shumë e vogël për të folur kundër Islamit.

“Turqia dhe Kosova kanë marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore që rrjedhin nga thellësitë e historisë, por është e vogël dhe nuk ka të drejtë të flas kundër Islamit,” tha Erdogan për televizionin turk TRT, transmeton Indeksonline.

Marrëdhëniet kanë ndryshuar prej kohës kur Erdogan erdhi në pushtet kryesisht për shkak të lidhjeve fetare, politikës së re të jashtme të Turqisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu për shkak të rolit të mbrojtësit të Turqisë ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Shqipërisë.

Exit mobile version