Site icon PORTALB

Në rrugën drejt Parisit 2015: Aktivitetet përgatitore për COP 21

Nurhan Izairi dhe Lorens Oer

Nurhan Izairi dhe Lorens Oer

Në prag të Konferencës Botërore për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris prej 30 nëntor deri më 11 dhjetor, Ambasada e Francës, Zyra e Programit për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shkup dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor organizojnë një sërë ngjarjesh për ngritjen e vetëdijes  së publikut më të gjerë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor.

Si aktivitet i parë, sot, në rezidencën e Francës, me ftesë të Lorens Oer, ambasadore e Francës, ndërsa me mbështetje të Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Shkup dhe Nurhan Izairi Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u mbajt një takim joformal pune me redaktorët dhe gazetarët që punojnë në këtë tematik.

Ambasadorja Oer e shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Francës, si nikoqir i Samitit të ardhshëm dhe angazhimin e saj personal për kontributin në organizimin e suksesshëm dhe arritjen e Marrëveshjes në Paris. Gjatë  kësaj, ajo vuri në dukje rëndësinë e mediave dhe gazetarëve në sigurimin e informacionit të vërtetë, në kohë dhe të qartë në lidhje me temën, e cila edhe pse me sa duket është shumë teknike na tangon të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Duke vënë në dukje se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i njeh gazetarët si partnerë kyç në transmetimin e duhur dhe të vazhdueshëm të informatave dhe të kuptuarin e rolit të secilit individ në ballafaqimin me ndryshimet klimatike, ministri Izairi, në fjalimin e tij përshëndetëse tha se Republika e Maqedonisë është e angazhuar për miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare detyruese në Paris që do të jetë e zbatueshme për të gjitha vendet. Sipas tij, ajo duhet të jetë ambicioze, ligjërisht të detyroj, të jetë multilaterale, të bazohet në rregullat për pjesëmarrje globale dhe të bazohet në informacionet e shkencës. Në lidhje me ambicien kombëtare të Republikës së Maqedonisë, ministri Izairi, vuri në dukje se niveli i propozuar i ambicies është reduktimi i emisioneve të dioksidit të karbonit në vitin 2030, në Sektorin e Energjisë për 30-36% në lidhje me skenarin pa përfshirjen e masave për reduktimin e emisioneve. Gjatë kësaj  ne presim se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare do të jenë të balancuara me mekanizma adekuat financiar dhe forma të tjera të mbështetjes për vendet në zhvillim.

Duke shprehur kënaqësinë nga bashkëpunimi i mirë që e ka UNDP-ja me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sidomos në fushën e ndryshimeve klimatike, si dhe përpjekjet që i bën Ambasada franceze në “Rrugën drejt Parisit,” Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Shkup, theksoi se ndryshimet klimatike paraqesin sfidë globale në të cilën Kombet e Bashkuara e luajnë rolin kyç për sigurimin e  vendit ku të gjitha vendet në botë kanë mundësi që t’i shprehin përpjekjet dhe nevojat e tyre. Nga ana tjetër, sipas saj, që bota të veproj në kohë për shpëtimin e planetin tonë dhe të vetëm, është e domozdoshme që njerëzit në mbarë botën të jenë të informuar dhe të vetëdijshëm se bashkësitë më fuqishëm duhet që të përfshihen në ballafaqimin me sfidat e ndryshimeve klimatike.

Nurhan Izairi me gazetarët

Në vazhdim, Bertrand Rie,  përfaqësues i Ambasadës franceze, duke folur për organizimin e konferencës në Paris, tha se planifikohen disa punëtori tematike në Maqedoni ndër të tjera e para është parashikuar që të mbahet më 1 korrik në Institutin francez në Shkup.

Në punotrinë do të drejtohet Iv Lers, gazetar nga Franc-Pres, i cili i mbulonë fushat nga mjedisi jetësor. Do të shpallet edhe konkur për fotografinë me temën  Vizioni për ndryshimet klimatike. Në konferencën e ndryshimeve klimatike në Paris do të ketë 40 000 pjesëmarrës, midis tyre edhe disa mijëra gazetarë.

Exit mobile version