Apel nga Lazarati: Mos i ngatërroni kriminelët me besimtarët myslimanë!

Banorët e Lazaratit, nëpërmjet lidhjeve direkte televizive gjatë, u bëjnë thirrje mediave por edhe qarqeve të ndryshme që të mos e ngatërrojnë ngjarjen me fenë.

Një banor i Lazaratit, duke folur direct për televisionin A1 Report, theksoi se nuk duhet të ata që kanë kryer krimin janë vrasës dhe pikë, kjo nuk ka lidhje fare me besimin, aq më shumë që oficeri i ndjerë ishte mysliman.

Disa media në vend kanë bombarduar opinionin pikërisht duke i vënë epitete pjesëtarëve të grupit të armatosur dhe duke i vënë epitetin e besimtarit, megjithëse kjo mund të vërtetohet fare lehtë duke kontaktuar me drejtuesit fetarë për të pyetur nëse janë besimtarë të rregullt apo jo.

Ndërkaq pak orë më parë në Xhamin e E’them Beut në Tiranë, u bë falja e xhenazes në nderim të oficerit të policisë të vrarë në Lazarat, Ibrahim Bashës.

Lajme të ngjashme

Back to top button