Rreth 30 azilkërkues janë përfshirë në një përleshje mes një grupi shqiptarësh dhe sirianësh në një kamp azilantësh.
Përleshja ka ndodhur të hënën në mbrëmje në kampin e qytetit Schneeberg (në Sachsen).
Për gjatë shpërndarjes së ushqimit, rreth 30 azilkërkues nga Shqipëria dhe Siria janë përleshur mes veti, raporton shortnews.de.
Për të qetësuar situatën u deshën të ndërhynë mbi 30 policë gjermanë. Ndërkohë si pasojë e kësaj ngjarje, forcat policore arrestuan tre meshkuj shqiptarë, transmeton “albinfo.ch”.
Kjo nuk është hera e parë që mediat gjermane raportojnë për përleshje të shqiptarëve me komunitete tjera në kampe refugjatësh në Gjermani./Albinfo.ch/