Të burgosurit do të lëvizin lirshëm por me hallkë elektornike!

Hallkë elektronike e cila do t’iu vendoset të burgosurve të cilët do të munden të qëndrojnë në shtëpi ose të shkojnë në punë, e kështu të mos jenë ngarkesë për buxhetin e shtetit të Maqedonisë. Ky vendim pritet të bëhet realitet nga vjeshta e sivjetme, pasi që draft versioni i përfshinë masat aletrantive të mbajtjes së dënimeve u gjet debat publik.

Hallka elektronike do të vendoset në këmbë, do të ketë një micro chip nëpërmjet të cilit do të ndjeket lëvizja e tij. Gjyqtari do të jap fjalën e fundit nëse do të përdoret ose jo ky lloj i dënimit.

Kursimet në buxhet do të jenë nga 5-7 për qind, numri i të burgosurve do të zvogëlohet deri më 15 përqind, kurse vlerësimet e shërbimeve janë se me këtë veprim të burgosurit do të qetësohen më shumë dhe jo të revoltohen më shumë kur të dalin nga burgu.

Lajme të ngjashme

Back to top button