Gjithçkaja ime

Vaje të kaltra për ty më lëshojnë flokët
dhe goja s’është veç një pasqyrë e krisur
prej dhimbjesh të dala nga mishi me shkulje
prej asaj që të kam pushtuar kurrë për mos të të lëshuar.

O dendësi bari e gjelbër e kraharorit tënd
o drurë të egër aromë lëshues te këmbëve të tua,
o krahë qe vetëm krahë dhe vetëm krahë lëshoni,
o ti, qafë e butë dhe e fortë njëherësh

O ti gjithçka, gjithçkaja ime,
gjithçkaja e natës sime,
e ditës sime,
ti, gjithçka

O rruzull i errët ,o rruzull i verbër,
o rruzull shkatërrues i sedrës sate te kafshuar.

Të gjitha ju, gjithçka te ti.
Vetë ti:
Qëndro, më vështro,
mos më vdis në duar
Një toke një herë e gjetur
kurrë më s’është harruar!

Poezi nga Mimoza Veliu

Lajme të ngjashme

Back to top button