Site icon PORTALB

Valls: SHBA duhet të riparojë dëmin e shkaktuar nga spiunimi

Kryeministri francez Manuel Valls

Kryeministri francez Manuel Valls i ka bërë thirrje Uashingtonit që “të bëjë çdo gjë që mundet, që shpejt të riparojë dëmin” që është shkaktuar në marrëdhëniet dy-palëshe nga pretendimet e publikuara se SHBA-të kanë spiunuar presidentët francezë.

Valls ka thënë sot në parlament se publikimet e dokumenteve nga WikiLeaks, ku thuhet se Agjencia Kombëtare për Siguri e SHBA-së ka kryer spiunimet, janëtë “papranueshme” në mes aleatëve.

Ai tha se ambasadorja amerikane në Paris, Jane Hartley do të takohet me ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius, ku do t’i jap “shpjegim zyrtar” për aktivitetet e Agjencisë së Sigurisë.

Sipas dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks, presidenti Francois Hollande dhe dy paraardhësit e tij, Nicolas Sarkozy dhe Jacques Chirac janë spiunuar nga SHBA-të.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar që të komentojnë për këtë çështje.

Agjencia Kombëtare për Siguri edhe më herët është akuzuar se ka spiunuar liderët gjermanë, brazilianë dhe meksikanë.

Exit mobile version