Gruevski: Do të ndërmarrim reforma të reja për integrimin në BE

Qeveria në seancë të  miratoi plan për reforma të reja për integrimin evropian, të cilat do të fokusohen në avancimin e sundimit të ligjit, lirive, Kodin zgjedhor, luftimin e krimit dhe korrupsionit me masa dhe afate konkrete, njoftoi sot kryeministri Nikolla Gruevski në profilin e tij të Facebook-ut.

Kryeministri gjithashtu shkruan se një ekip i posaçëm i ministrave do të takohet çdo javë disa herë për të përgatitur dhe zbatuar reformat euro-integruese.

“Veprojmë për nevojat dhe interesat e të gjithë qytetarëve, për arritjen dhe avancimin e standardeve evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Në seancën e djeshme miratuam plan për reforma të reja për integrim evropian. Pavarësisht reformave të tanishme të cilat vazhdimisht i zbatojmë, ky është plan i madh ambicioz i cili besoj që do të mundësojë progres të mëtejshëm.  Plan i bazuar në bisedat tona me BE-në dhe rekomandimet e institucioneve dhe ekspertëve evropian, dhe i fokusuar në avancimin e sundimit të ligjit, lirive, ligjin zgjedhor, luftimit të krimit dhe korrupsionit . Pikërisht me masa, afate, dhe bartës konkret të projekteve dhe qëllimeve që duhet të plotësohen. Angazhim i gjithë qeverisë dhe angazhim i një ekipi të posaçëm të ministrave që do të takohen çdo javë disa herë për të përgatitur dhe zbatuar reformat euro-integruese”, shkruan kryeministri Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button