Berisha dënon ngjarjen në Lazarat: Autorët të dalin para drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat dhe u ka bërë thirrje organeve të ligjit të kapin dhe vendosin para drejtësisë autorët e krimit.

“Duke dënuar ashpër këtë krim të shëmtuar, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së efektivit të Policisë, të ndjerit Ibrahim Basha dhe ju uroj shërim të shpejtë e të plotë dy punonjësve të plagosur të policisë. Me këtë rast u bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit të identifikojnë, vendosin e ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e këtij krimi të shëmtuar”, shkruan Berisha në Facebook./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button