Site icon PORTALB

Lirohet anglezja për shkak se e dashuronte të burgosurin nga Shqipëria

Lirohet anglezja për shkak se e dashuronte të burgosurin nga Shqipëria

Një punëtore e sigurimit të qendrës kryesore të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, është përpjekur përsëri ta kontrabandojë të dashurin e saj të dëbuar, duke e futur atë në bagazh të makinës.

Zyrtarja e qendrës së mbajtjes Kelly Henderson (39), kishte filluar një marrëdhënie me Fatos Demirnelin gjatë burgimit të tij në Qendrën e Emigracionit në Harmondsëorth në pjesën perëndimore të Londrës.

Dhe kur “i pashmi” nga Shqipëria u dëbua, nëna e një fëmije vendosi ta rikthejë tinëzisht në Britani përmes Francës.

Daily Mail raporton se në gusht të vitit të kaluar, ajo udhëtoi nëpër tunelin “La Manche”, duke u munduar ta kontrabandojë Demirnelin në Britani, të cilin e kishte fshehur në bagazhin e veturës së saj Nissan Micra, transmeton lajmi.net.

Por, zyrtarët e emigracionit në hyrje të tunelit Channel në Coquelles, kontrolluan veturën me ç’rast e gjetën djaloshin nga Shqipëria i cili kishte me vete edhe një sasi të amfetaminës.

Henderson e cila është shkarkuar nga grupi GEO që drejtonte qendrën e emigracionit në atë kohë, pranoi se kishte kontrabanduar njerëz dhe drogë.

Por, pavarësisht krimeve që i kishte kryer, Kelly arriti ti shmanget burgut, kur një gjyqtar tha se gjitha çfarë kishte bërë ajo “ishte e tmerrshme por e kuptueshme”.

Pas vendimit për lirim me kusht, Henderson kishte deklaruar se është penduar që është munduar të kontrabandojë të dashurin e saj në Britani, por pranoi se ende e dashuron dhe shpreson që do të rikthehet në Britani përmes rrugëve legale, në mënyrë që të jetë pranë saj.

Exit mobile version