Gmail zyrtarisht lejon të anulosh email-et e dërguara

Lutjet tona duket sikur janë shpërblyer. Dje, Google shpalli një opsion zyrtar “undo send” për të gjitha adresat e Gmail dhe aplikacionin Inbox by Gmail. Ky opsion i lejon përdoruesit të tërheqin mbrapsht në kohë emailet e tyre brenda 30 sekondave pasi i kanë dërguar.

Për të aktivizuar këtë funksion, thjesht kliko te Settings > General dhe pastaj kërko funksionin “Enable Undo Send”. Pastaj, mund të zgjedhësh ta lësh këtë funksion  5, 10, 20 ose 30 sekonda.

 

Pasi dërgon emailin, një shirit i hollë në ngjyrë të verdhë shfaqet në pjesën e sipërme të faqes, poshtë search bar, shiritit të kërkimit, që lajmëron që emaili është dërguar dhe të jep opsionin për ta zhbërë veprimin undo ose për ta parë  view mesazhin, që dikur ishte e vetmja mundësi.  Tani që është edhe undo, ju mund ta klikoni brenda kohës së zgjedhur dhe dërgimi i mesazhit do të anulohet.

Më parë, opsioni ishte i mundshëm vetëm për përdoruesit e Gmail që kishin vendosur të aktivizonin funksionet Labs ose sipas Google, “brave the Labs world”. Që nga dje është një opsion i përhershëm i Gmail-it. Ai mund të përdoret nga shumica dërrmuese e atyre që përdorin adresat e Google Mail, përveç disa adresave specifike jo për përdorim vetjak./ RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button