Site icon PORTALB

Të shkyçurit nga Ngrohtorja të shtunën në protestë

Të shkyçurit nga Ngrohtorja të shtunën në protestë

Këtë të shtune në orën 12 në Portën Triumfale në Shkup do të mbahet protesta e të shkyçurve nga Ngrohtorja.

Në këtë protestë do të përfundojë aksioni për grumbullimin e nënshkrimeve që do të dërgohen deri te ambasadat dhe do të publikohet se sa nënshkrime janë grumbulluar.

Në protestë do të lexohen transkripte nga bomba e 14 ku dëgjohet se i bëhet presion Avokatit të Popullit për ti mbrojtur të drejtat e të shkyçurve nga Ngrohtorja.

Exit mobile version