Në kushte shtëpie, pa kosto
Sa herë që mund ta ndiesh fytyrën të lodhur dhe të rëndë pas papastërtive që merr gjatë ditës, kjo është një maskë natyrale dhe shumë e thjeshtë. Të duhen vetëm disa minuta.
Përdorimi:
Një fetë kungulli e zien për disa minuta. Pasi e ke shtypur (me lugë ose edhe në mikser), përzieje me gjysmë lugë pana. Vendose maskën e përftuar në fytyrë dhe mbaje për 20-25 minuta. Pas kësaj shpëlaje me ujë të bollshëm.
Sipas dëshirës, maskës mund t’i shtosh edhe një gjysmë luge (çaji) mjaltë, meqenëse, siç dihet, mjalti është një anti-inflamator i shkëlqyer që ndikon në pastrimin e lëkurës.