Lëvizja për Reforma: Derisa shqiptarët vuajnë, BDI pa asnjë kusht ka qenë pjesë e pushtetit

Lëvizja për Reforma në një komunikatë ka reaguar për qëndrimin e BDI-së ende në Qeveri, pas publikimit të bombës së 38-të të Zaevit.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë.

Thellë është ngulitur në ndërgjegjen e BDI-së  logjika e skllavit. Sapo tu përmendësh pushtetin mobilizohen krijojnë unitet, zënkat e sajuara  mes tyre që kanë për qëllim vetëm të krijojnë huti dhe të manipulojnë opinionin shqiptar, heshtën . Deri në absurditet shkon dëshira e tyre për të qenë pjesë e pushtetit të çfarëdo provenience qofshin të kuq, të kaltër,  të zinj sa që edhe kameleonët do tua kishin zili. Të jenë aty me çdo kusht qoftë kjo edhe te dera, pas dere , te hyrja e qeverisë diku ku do t’ia siguronin pushtetin jo vetes por të tjerëve e në rastin konkret Nikola Gruevskit, dje kundërshtarëve të tij e ku i dihet nesër Zoran Zaevit.

Jo rastësisht “bomba” për ju është e 38- ta me radhë, një hap mes kësaj dhe qeverisjes së ardhëshme. Po mos u mërzitni se jemi mësuar ne tek ju shohim ju, dhe ju tek i keni mbushur plot sirtarët e VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së  me hipotekat e juaja. Kuptohet që këto sirtarë kanë vend plot për sojin tuaj sepse jeni të vegjël .

Të mëdha janë vuajtjet e popullit që pretendoni se përfaqësoni. Këto vuajtje i gjen te lotët e dhe pyetjet e fëmijëve të Kumanovës se ç’është vdekja e që akoma nuk e kanë mësuar jetën. Vuajtjen e sheh tek fëmijët e Sopotit dhe të rastit Monstra që pyesin ç’është burgu e që se kanë mësuar akoma shkollën.

Lëvizja për Reforma në PDSH nuk është parti që “merret” nga dikush por lindi si nevojë për të ndaluar të “marurit” nga ana e pushtetit siç jeni ju të dyja bashkë. E sa për informatën tuaj të koalicioneve para dhe pas zgjedhore, ne bashkë me RDK-në  jemi dhe do të jemi të  “marura”  nga “Aleanca për Shqiptarët” ku edhe i kemi ftuar të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e saj  . Të gjithë që udhëhiqen dhe “merren” nga platforma për shqiptarët dhe nga principi për mos tu bërë pjesë e asnjë lloj qeverisje deri sa nuk bëhen ndryshimet kushtetuese që Maqedoninë do e shpallin  shtet bi-nacional të shqiptarëve dhe maqedonasve. Kuptohet që ju, nuk mund të jeni pjesë e kësaj Aleance sepse ju jeni emërues i përbashkët i gjitha aleancave kundër shqiptarëve.

Prandaj  merreni   inferioritetin, servilizmin,   bashkë me tradhtinë dhe turpin, dhe ashtu të ngarkuar siç vetëm ju keni ditur  të ngarkoheni, me këto antivlera të njerëzimit, ikni. Ikni nga sytë këmbët tash se në zgjedhjet që vijnë shqiptarët do të dinë të ju syrgjynosin.

Lajme të ngjashme

Back to top button