Arda Turan duket shumë afër largimit nga Atletico Madrid. Mesfushori fantastik turk nuk dëshiron më qëndrimin në La Liga duke synuar kalimin te ndonjë skuadër tjetër evropiane. Ka qenë agjenti i tij, Ahmet Bulut ai që ka konfirmuar lajmin.
“Dëshira e lojtarit është largimi nga Atletico. Arda synon ndonjë ligë tjetër evropiane. Sigurisht se pritoritet janë skuadrat që luajnë në Ligën e Kampionëve. Duhet të bisedojmë përsëri, na duhet të vendosim së shpejti” ka thënë Bulut, duke mos dhënë emrat e skuadrave të mundshme.