Punë e kryer, Pogba bëhet i Barcelonës!?

Tani më një kohë të gjatë po spekulohet se Barcelona është e interesuar për Pol Pogban, ndërsa kohë më parë kryetari Bartomeu ka pranuar se futbollisti francez është cak i klubit të tij.

“Mundo Deportivo” ekskluzivisht merr vesh se drejtori sportiv Arideo Braida momentalisht është n Itali ku po merret vesh për detalet e fundit rreth transferimit të Pol Pogbas.

Më pas gazeta shkruan se transferimi është shumë afër realizmit dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizmi.
Në fakt, Barcelona për të nënshkruar me francezin do të paguajë 80 milion euro, plus do ta japë dhe brazilianin Zherson i vlerësuar 15 milion euro, ndërsa Pogba do të mbetet të luajë për edhe një vit te Juventusi, ndërsa nga vera tjetër do të transferohet në “Camp Nou”. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button