Site icon PORTALB

Majko: Djali që shiti fiq, rrëzoi nga fiku kundërshtarin

Pandeli Majko

Pandeli Majko

Teksa në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste pritej të dilte në konferencë për shtyp, kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, përreth selisë rozë ishin të mbledhur mjaft figura dhe ministra të PS.

Pandeli Majko, një nga mbështetësit kryesorë të Erion Veliajt gjatë fushatës së tij, gjatë një interviste për A1 Report tha se rezultati ishte spektakolar.

“Djali që shiti fiq rrëzoi nga fiku kundërshtarin”, ishte ky mesazhi që ai dha për kundërshtarin e Erion Veliajt në këto zgjedhje.

Ndërsa, ministria e Arsimit , Linita Nikolla duke theksuar se kjo ishte një fitore e thellë dhe e merituar nga Erion Veliaj, tha se pritshmëritë edhe për Këshill Bashkiak janë të mëdha, por më e madhe është puna që ne do bëjmë.

“Pritshmëritë edhe për këshill bashkiak janë të mëdha por më e madhe është puna që ne do bëjmë”, tha Nikolla.

Exit mobile version