BDI: Zaev nuk mund si në komunizëm të përcaktojë se kush janë shqiptarë të “ndershëm”

Nuk ndalet revolti tek BDI pas deklarimeve të liderit opozitar Zoran Zaev se vetëm me politikanë të “ndershëm” shqiptarë do të negociojë për koalicion qeveritar, nëse LSDM fiton në zgjedhjet në prill të vitit të ardhshëm.

Nga partia e Ali Ahmetit kanë reguar duke thënë se Zaev direkt po përzihet në raportet e bllokut politik shqiptar dhe ka inkurajuar që në zgjedhjet e ardhshme të participojnë edhe partitë e vogla të shqiptarëve që janë në formim, njofton “Dnevnik”.

Në BDI me këtë rast lëxojnë tendencë për të mos vlerësuaar votën shqiptare nga ana e socialdemokratëve maqedonas.

“Koha e zgjedhjes së shqiptarëve të ‘ndershëm’ si në komunizëm ka kaluar. Kjo çëshje është apsolvuar më 2008 dhe nuk ka kthim prapa. Kush do t’i përfaqësoj shqiptarët në qeveri vendodin vetë shqiptarët. Çdo tentim që të përbuzet vullneti i secilës bashkësi është nënçmim dhe ofendim për atë bashkësi. Askush, aq më pak Zaev nuk mund të vendos se kush do ta udhëheq BDI-në dhe me kë do të negociojë, nëse ai e ka atë mundësi”, kanë thënë në BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button