Talibanët koordinuan një sulm të armastosur mbi parlamentin afgan në Kabul. Ata shpërthyen një bombë të fuqishme në një makinë jashtë parlamentit, ndërsa më vonë tentuan të hyjnë brenda.
Atje u përballën me policinë, të cilët i vranë të gjashtë talibanët e armatosur.
Policia evakuoi ligjvënësit.
Beteja zgjati rreth dy orë. 18 persona u plagosën, por asnjë deputet nuk u lëndua.
Talibanët thanë se e kryen sulmin pikërisht në ditën kur do votohej për ministrin e ri të Mbrojtjes.