Site icon PORTALB

Kosovë: Gjykata Speciale nesër në Kryesinë e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka bërë me dije se të martën Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të diskutojë për Gjykatën Speciale, pasi materiali për këtë gjykatë tashmë ka arritur në kutitë e deputetëve.

Ai tha për ‘Epokën e re’ se seanca, në të cilën do të diskutohet për Gjykatën Speciale mund të caktohet brenda kësaj jave, më së largu në fillim të javës tjetër.

Në këtë kontekst, Grabovci tha se pret nga deputetët të veprojnë në përputhje me interesin e shtetit dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.

Exit mobile version