Site icon PORTALB

Sali Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve nga PD-ja

Sali Berisha

Sali Berisha

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike po shkon drejt mosnjohjes së zgjedhjeve.

Paralajmërimi jepet nga Sali Berisha. Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët, që të mos përligjë këto zgjedhje.

Postimi origjinal i Berishës në Facebook:

“Te dashur miq, pak me pare perfundoi me procesin e votimit, farsa elektorale me e shemtuar, me poshteruese per zgjedhesit e ndershem shqiptare ne tere historine e pluralizmit te vendit.

1­ Ne keto zgjedhje, si kurre me pare, bota e krimit, nen udheheqjen e Edi Rames, kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e saj kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres, per dhjetera e dhjetera poste per kryetar bashkie dhe keshilltare, pra parlamentare te bashkive te vendit. Edi Rama bllokoi marreveshjen per dekriminalizimin, hodhi poshte me cinizem te gjitha perpjekjet e medha qe miqte dhe partneret e Shqiperise bene per te ndihmuar qe qytetaret shqiptare te mos votojne per kriminele.

2­ Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit, mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverine

3­ Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytetareve

4­ Ne kete farse te shemtuar, si asnje here me pare, blerja e votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune e terror, u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit

5­ Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimit nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga Partia, cdo njeri qe ka marre qofte dhe “nje fije pushtet” nga Partia Socialiste.

6­ Kjo ishte nje farse e shemtuar elektorale, ne te cilen kreu i ekzekutivit kercenoi per here te pare popullin opozitar se po te mos votonin per kandidatet e tij do perballeshin me mungesen e ujit, rrugve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxheti i tij familjar apo partiak dhe jo kontribut i mundit dhe djerses te qytetareve shqiptar me dhe pa parti.

7­ Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje liçencave

8­ Kjo ishte farsa me e shemtuar elektorale sepse per here te pare ne historine e vendit, njelloj si ne demokratura, sekuestrohen ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kundershtare te qeverise dhe kercenohen gazetaret nga kandidatet kryesor te Edi Rames, njelloj si ne filmat e Francis Coppolas

9­ Kjo, qe ne pamje dukej nje dite e qete, ishte nje dite e shemtuar ne te cilen materialet zgjedhore u transportuan per mbikujdesje si kurre me pare me automjete te partive politike dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e partive te qeverise dhe bandite te tyre te armatosur. Duke përfunduar, i bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te mos perligj zgjedhjet, ne te cilat si kurre me pare ngadhënjeu krimi dhe kriminelet e qeverise, lumenjte e parave te droges dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet me themelore nderkombetare te zgjedhjeve”, shkruan Berisha.

Exit mobile version