Antalja, destinacion për ata që duan të nxehtin, por edhe borën

Mijëra turistë nga e gjithë bota dhe këtë vit shijojnë pushimet në plazhet e Antaljas, por edhe në “Snow World” që është instaluar në Akuariumin e Antalias, raporton Anadolu Agency (AA).

Turistët vendas dhe të huaj shijojnë plazhin Konyaalti në qendër të Antaljas, interes të madh ka zgjuar edhe instalimi i dëborës në Akuariumin e Antalias që ofron një mundësi unike për të shpëtuar nga dielli dhe freskim me topa dëbore dhe rrëshqitje.

Temperaturat ditore në Antalja janë rreth 29 gradë Celsius dhe temperatura e detit arrin 26 gradë.

Nga ana tjetër, në kompleksin “Snow World” temperaturat janë pesë gradë nën zero dhe këtë vend më së shumti e vizitojnë fëmijët të cilat luajnë me topa dëbore. Të rriturit më shumë dëshirojnë të vizitojnë skulpturat prej akulli të quajtura “Legjendat e Antaljas.”

Huseyin Sahin, nxënës i shkollës fillore në qytetin turk Aksu, tha se është në pushimet verore dhe se me shokët ka ardhur në “Snow World”, por që nuk është mësuar me temperatura të ulëta në këtë periudhë të nxehtë verore.

Lajme të ngjashme

Back to top button