Dhjetëra miliona euro për ndërtesën e VMRO-së

LSDM akuzoi sot VMRO-në se po harxhon miliona derisa populli vuan në vafëri. Zëdhënësi i saj Petre Shilegov tha se selia e re e VMRO-së është “përmendore mbi përmendore të veprimtarisë kriminele të kreut të VMRO-së”.

Sipas zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov për këtë ndërtesë, janë harxhuar mes 15 dhe 30 milionë euro.

“Nëse shkohet sipas asaj se në komunën Qendër çmimi mesatar për katror është mbi 1200 euro, kjo do të thotë se për shtabin e ri të VMRO-së janë dhënë 15 miliionë euro!

Nëse shkojmë sipas logjikës se sa kushtojnë ndërtesat e reja në ‘Shkupi 2014’ të cilat kushtojnë edhe nga 3 mijë euro metër katror, atëherë ndërtesa kushton edhe mbi 35 milionë euro”, ka thënë Shilegov në pres konferencën që mbajti para selisë së VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button