Site icon PORTALB

Iftar për emigrantët dhe 150 shporta në Lagjen e Trimave në Kumanovë (FOTO)

FRI Kumanovë, iftar për emigrantët dhe 150 shporta në Lagjen e Trimave

FRI Kumanovë, iftar për emigrantët dhe 150 shporta në Lagjen e Trimave

Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë dhe shoqata edukative “Vllaznia” filluan me aktivitetet humanitare për muajin Ramazan 1436/2015.

Këto ditë u bë shpërndarja e parë e shportës së ramazanit. Shpërndarja u bë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku 150 shporta u dhuruan për 40 familje nga kjo lagje. Aktivitetin e përcollën edhe mediat lokale.

Në mbrëmjen e së shtunës, këto dy shoqata, shtruan iftar për më shumë se 150 emigrantë të cilët po qëndrojnë në njërën nga xhamitë e qytetit. Iftari u shtrua në oborrin e xhamisë.

Poashtu, edhe Sektori i Femrës pranë FRI-së, në Kumanovë, në të njejtën ditë shpërndau shamija dhe gjësende të nevojshme higjienike për femrat e fëmijët.

Përndryshe, Forumi Rinor Islam – Dega në Kumanovë dhe shoqata edukative “Vllaznia” tashmë disa ditë me rradhë po përkujdesen për emigrantët duke iu ofruar ndihmë mjekësore, veshmbathje, mjete higjienike.

Exit mobile version