Një person i fuqishëm nga Amerika e mbron Haradinajn nga Serbia

Lobisti kryesor i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, ka thënë se Serbia duhet ta ndalë këtë “gjueti shtrigash” dhe të tërheqë padinë ndaj Ramush Haradinajt, shkruan gazeta serbe Blic, transmeton Klan Kosova.

Engel, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme me ndikim në Dhomën e Përfaqësuesve, në Washington e ka kritikuar Serbinë për fletarrestin ndaj Haradinajt, për të cilin ai u ndalua në Slloveni, i akuzuar për krime të luftës në Kosovë.

“Incidenti i fundit me ish-kryeministrin e Kosovës, është në kundërshtim me objektivat e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Nëse Serbia me të vërtetë dëshiron që të tregojë se është e gatshme t’i normalizojë raportet me Kosovën, ajo duhet ta ndalojë këtë gjueti shtrigash. Gjithashtu qeveria dhe gjyqësori slloven duhet të kishin ndërmarrë hapat e duhur që Haradinaj të kthehej menjëherë në Kosovë”, ka thënë Engels.

Engel është përfaqësuesi i Partisë Demokratikë në New York, dhe që nga mesi i viteve të nëntëdhjeta lobon për shqiptarët e Kosovës në Kongresin e SHBA-ve. Viteve të fundit ai me një grup të vogël kongresmenësh, kanë lobuar për pavarësinë e Kosovës, kanë paraqitur rezoluta dhe kanë mbajtur fjalime në Dhomën e Përfaqësuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button