Kondogbia nënshkruan me Interin (Foto)

Geoffrey Kondogbia përfundimisht është lojtar i Interit.

Francezi Geoffrey Kondogbi ka nënshkruar kontratë dhe do të jetë futbollist i ri i skuadrës italiane, Inter.

Ende nuk është zyrtarizuar transferimi i francezit në Inter, por Di Marzio ka postuar një foto ku shihet Kondogbia duke nënshkruar kontratën e re.

Tashmë mbetet vetëm edhe njoftimi zyrtar nga të dy klubet, pasi marrëveshja është arritur.

Inter për Kondogbian do të paguaj 32 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitoj nga 4.5 milionë euro në sezon. /Express/

Lajme të ngjashme

Back to top button