Maqedonia një formulë komplekse, vend Sui Generis dhe pa dialog!

Ky vendë , nga vetë fakti se është multietnik, multikulturorë,multikonfesional, multigjuhësorë, atribuohet si formulë komplekse dhe shtet sui generis.

Kjo formulë komplekse nuk dekompleksohet,për shak të elitave të katandisura politike maqedonase, të cilat gjithëherë në politikbërjen etablojnë premisën e supremacionit juridik e poltik maqedonas , në veçanti ndaj shqiptarëve dhe ndaj të tjerëve.

Supremacioni, bënë që nuk respektohet multietniciteti, nuk nderohet,multikonfesinaliteti, nuk vlerësohet multikulturalizmi,nuk respektohet multigjuhësia, dhe thjeshtë nuk mund të flitet për barazi.

Ky supremacion juridik e poltik , pas pavarsësimit e këndejë e sidomos pas vitit 2001, vetëm për arsye të involvimit të elitave të subjekteve poltike shqiptare në shpërdorime të nduart nduarta me pushtetin dhe parat publike, me konstrukcione sistematike me partnerët e koalicionit, janë të hipotekuar moralisht dhe politikisht ,për të ndaluar veprimet dhe politikat publike që shqiptarët të jenë të diskriminuar në Maqedoni.

Në këtë vend pas pavarësimit e këndej , shum veprime janë bërë pa mos provuar DIALOGUN NË PLAN TË PARË. Shpesh herë veprimet janë bërë me dijen, ndonëse edhe pa dijen e faktorit shqiptarë, pjesmarës në qeverisje.

Supremacioni ka të bëjë me atë se, bastiset një lagje e tërë në Kumanovë , faktori shqiptarë gjoja se ,,nuk ka qenë në dijenë,,, likuidohen njerëz në afërsi të Radushës me pretekst se kan qenë duke bartur armë, faktori shqiptarë nuk ka qenë në dijeni. Pes të rinjë maqedonas likuidohen te Liqeni i Smilkovës dhe po aq shqiptarë burgosen me burg të përjetshëm, faktori shqiptarë , nuk është në dijeni se , cilat janë provat për ata burgosje.

Konjukturat poltike të pas vitit 2001,çka është më tragjike, filluan të etablojnë në politikë SAJIMIN E KONFLIKTEVE për interesa të tyre meskine.

Pastaj, të nderuarit e mi,supremacioni ka të bëjë edhe me atë se , jo se e kanë vendosur përmendoren e Car Dushanit në qendër të Shkupit, por askush nuk publikoi procedimin legal për vendosjen e tijë. Dhe atëherë ç*u bë me Josif Bagerin dhe Nexhat Agollin. Mos janë vallë akoma në Firencë për emalimin e bronzit ? Dhe ajo që është tragjike dhe shpirtëligësi , ka të bëjë me sajimin e konfliktit. Ne po e prishim natën pak ka shkopi dhe mandej do mbetet aty ku është , dhe kuptohet topusxhitë nuk jan identifikuar prej terit .

Edhe kriza aktuale politike ,ekonomike dhe institucionale, është rezultat i supremacionit etnik në Maqedoni, sepse pa dialog të mirfilltë, pa debate parlamentare e qytetare partia dominate në qeveri harton ,miraton dhe i harxhon buxhetet shtetërore, me projekte ajo që ka programuar,të cilat projekte ne plan të parë kanë mënyren e sofistikuar dhe të mjegulluar për larjen e parave , plaçkitjen e parave publike, përvetësimin e tyre në mënyrë kjriminale etj.

Shembull tipik më eklatant për veprimet e tilla është projekti famoz,,Shkupi 2014-të,,, ku aq sa paskan kushtuar objektet e institucioneve shtetërore, po aq paskan kushtuar kuajt, luanat, macat , përmendoret , fontanat dhe portat triumfale, dhe kjo është marëzia.

Miq të dashur,dialogu ka të bëjë me fjalën, sepse fjala ka fuqinë magjike.Fjala krijoi njeriun. Fjala ndërtoi shoqërinë njerzore. Fjala krijoi zhvillimin. Fjala krijoi kulturën. Fjala krijoi historinë. Pa fjalën çdo gjë është e vdekur .

Duke patur parasyshë këtë, në çdo punë në plan të parë duhet të kërkohet dialogu,marveshtja, dëgjimi dhe vlerësimi i palëve.

Por ,shtrohet pyetja ,kush janë palët ,në këtë dialog në kërkim të zgjidhjes ? A mundë të vlerësohen dhe të dëgjohen ato që çvlerësuan kuptimin e poltikës dhe kuptimin e fjalës ,ata që plaçkitën e përvetsuan ,pasuri të këtyre qytetarëve, e që pandehin të arijnë marveshtje në emër të po atyre qëtetarëve ?

Dhe , a jemi të mallkuar që të pajtohemi ,me çfardo marëveshtje qo da ta arinin ata, të cilëve po tju mundësosh të drejtojnë edhe një shkretirë, për më pak se pesë vite nuk do të kishte mbetur as një kokër rëre!

Lajme të ngjashme

Back to top button