Site icon PORTALB

Tadmur në Siri, burgu më i keq në botë (FOTO)

Tadmur në Siri, burgu më i keq në botë

Kur ISIS-i e ka rrethuar Palmyran në Siri muajin e kaluar, gjëja e parë që kanë bërë ishte shpërthimi i burgut Tadmur, grillat më famëkeqe ku funksionarë politik ishin dënuar dhe torturuar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Perëndimorët e njohin Palmyran si një vend me gërmadha greko-romake, por ky është vend arab, dhe u takon sirianëve.

Burgu ka për sinonim, vdekjen, horronin, torturën dhe çmendurinë.

Burgu është ndërtuar nga francezët në vitin 1930, në zemër të shkretëtirës, rreth 200km në verilindje të Damaskut. Reputacionin që e ka sot, e ka fituar gjatë 30 vjet sundim të Assad-it, 1971 -2000. Raportohet se me qindra mijëra politikanë janë torturuar, poshtëruar dhe ekzekutuar atje.

Dënimi arbitrar dhe torturimi brutal, ka filluar në vitit e 70-ta, pasi në Siri kishte filluar një lëvizje opozituese të shfaqej në skenën politike.

Shumë janë ekzekutuar dhe kanë vdekur nën torturë. Fatlumët kanë kaluar nga tri vite në burg, kurse disa edhe 20 vjet.

Exit mobile version