Komisioni Evropian krijoi kornizë për punën e qeverisë së re

Raporti konform porosisë së Komisionit Evropian (KE), të cilin e hartoi një grup ekspertësh nën drejtimin e diplomatit Reinhardt Priebe, në fakt paraqet instrument për krijimin e agjendës për qeverinë eventuale, e cila do të udhëhiqte me shtetin, gjatë periudhës tranzitore deri në zgjedhje, të cilat janë paralajëmruar për prillin e vitit të ardhshëm, vlerëson Bojan Marciq, drejtor i Qendrës për arsim europian në Maqedoni, në një intervistë për REL.

“Ky raport, në fakt i shpalosë kornizat në kuadër të së cilave, duhet të lëviz qeveria e ardhshme kalimtare, që të munden edhe partitë, më lehtë të merren vesh rreth përbërjes”, ka shpjeguar Bojan Marciq.

Ai vlerëson se raporti është objektiv në kontekst të vlerësimit të gjendjes në Maqedoni, por mund të jetë edhe më preciz në rekomandimet rreth bartjes së përgjegjësive të partive qeveritare, sepse sjellja e tyre është parakusht për funksionimin e qeverisë kalimtare dhe mbajtjes së zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Back to top button