Ivanov: Nëse BE dhe NATO nuk e plotësojnë vakumin e Ballkanit, atë do ta bëjë dikush tjetër

Është koha t’i shfrytëzojmë fjalët e vërteta për t’i përshkruar gjendjet. Republika e Maqedonisë është viktimë e mosvendoshmërisë së Këshillit Evropian e vendimeve të disave të cilat nuk kanë menduar për pasojat e vendimeve të tyre. Në masë të madhe gjendjet e sotme janë rezultat i mbajtjes së gjatë të Maqedonisë në sallën e pritjes. Nuk kërkoj alibi për gjendjet edhe tek ne ka faj, potencoi presidenti Gjorge Ivanov në sesionin “Tabela evropiane e shahut: Nëse mundi është një Evropë e tërë dhe e lirë”, që përfundoi mbrëmë vonë, në kuadër të forumit të sigurisë që u mbajtë në Bratisllavë, ndërsa në mesin e temave kryesore ishte edhe Republika e Maqedonisë.

Ivanov përkujtoi se Republika e Maqedonisë ka marrë gjashtë rekomandime pozitive për anëtarësimnnë BE, ndërsa me 16 plane të aksionit për anëtarësim në NATO, Armata e Maqedonisë është më e kontrolluara në historinë e njerëzimit.

“Në kushte të krizës dhe gjendjeve të këtilla duhet të ketë mënyrë tjetër të sjelljes së vendimeve. Ka mungesë të solidaritetit në pikëpamje të mbështetjes për integrim në Rajon, ka edhe mungesë të bashkëpunimit dhe besimit në mesin e shërbimeve të sigurisë në Rajon. I tërë besimi që ndërtohej me vite për shkak të mosbashkëpunimit të Kosovës, por edhe të 17 shërbimeve të tjera është luhatur”, tha mes tjerash Ivanov.

Në atë drejtim, ai përkujtoi se shtatorin e kalaur në Këshillin e Sigurimit të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, kërkoi që në Ballkan të kijohet qendër për antiterrorizëm, sepse vendet anëtare në NATO dhe në BE nga Ballkani, nënvizoi, kanë informata dhe bashkëpunojnë. “Ne vendet që jemi jashtë NATO-s dhe BE-së nuk kemi besim të ndërsjelltë, nuk i këmbejmë informatat dhe nuk e dimë se s’i t’i kundërpërgjigjemi asaj që na kanoset”, theksoi Ivanov.

Në kuptimin gjeopolitik, sipas Ivanov, nuk guxon të ekzistojë vakum. Nëse BE dhe NATO nuk e plotësojnë vakumin e Ballkanit, atë do ta bëjë dikush tjetër.
NATO dhe BE nuk e kanë kryer punën në Ballkan. Salla e pritjes është vendi më i papërdorshëm. Siguria e Ballkanit nuk duhet të merret si punë e kryer. Mund të prësëritet e kaluara. Nevojitet porosi  inkurajuese dhe perspektivë më e qartë nga BE-ja për Ballkanin.

Lajme të ngjashme

Back to top button