Kuqezinjtë barazojnë me Zavrç

Ndeshja e dytë kontrolluese në përgatitjet në Slloveni ka sjell barazim 1:1 të Shkëndijës përballë ekipit slloven NK Zavrç. Takimi u zhvillua në mot me shi dhe të dyja ekipet kishin periudhat e veta. Nëse fillimi i takimi foli për kundërshtarin, në vazhdim Shkëndija shfaqi shumë autoritet në fushë, duke dominuar dhe duke krijuar disa mundësi të mira si rrjedhojë e aksioneve të paramenduara me pasime të sakta. Sllovenët kaluan të parët në epërsi në minutën e 15-të kur Cvek shënon gol të bukur nga rreth 20 metra, pas një topi që nuk u pastrua mirë nga mbrojtja.

Shkëndija përgjigjet me lojë të mirë në vazhdim, fillmisht aksioni i mirë dhe asisti i Zhuniorit në minutën e 30-të nuk shfrytëzohet nga Alimi që godet nga pozita ideale skaj portës. Ky rast paralajmëroi golin që do të vinte dy minuta më vonë, kur Vruçina luan me Juffon, braziliani vertikalizon shkëlqyeshëm për bashkëkombasin e tij Zhunior, me këtë të fundit që sjell përfundim të mrekullueshëm dhe me parabolë barazon shifrat në 1:1. Në pjesën e dytë të dyja ekipet u munduan të gjejnë golin e fitores, mirëpo moti me shi dhe tereni i rrëshqitshëm nuk lejuan lojë më të bukur.

Gjithsesi, ‘kuqezinjtë’ nxorën atë që kërkuan nga ky takim, pasi trajneri Duro në rikthimin e tij pati mundësi të provojë disa kombinime në lojë, duke testuar disa futbollistë në pozita të ndryshme. Kjo ishte miqësorja e dytë e Shkëndijës në Slloveni, pas fitores 1:0 përballë Dinamo Tbilisi në takimin e parë. Ndeshja e rradhës dhe e fundit kontrolluese në program është më 24 qershor kur përballë do të jetë ekipi hungarez, Akademia Pushkash.

Lajme të ngjashme

Back to top button